Telegrafi

Derbi i La Ligës: Barcelonës i duhen vetëm tri pikë ndaj Atletico Madridit, formacionet zyrtare

Barcelona do të jetë nikoqir i Atletico Madridit për derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

Të ndy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare në takimin që fillon në ora 22:00 në stadiumin  Camp Nou.

Për këtë sfidë, Blaugranasit do të jenë vetëm pa Frenkie de Jongun që është i lënduar.

Në anën tjetër, Diego Simeone do të jetë pa lojtarët si, Sime Versaljko dhe Mario Hermoso, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Stefan Savic dhe Koke kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal, Puig; Messi, Suárez.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Giménez, Felipe, Lodi; Llorente, Thomas, Saúl, Carrasco; Correa, Costa. /Telegrafi/