Derbi mes Interit dhe Juventusit nuk përfundon kurrë, ndërsa kohëve të fundit është bërë edhe më i madh.
Krejt kjo për shkak të shtyrjes së ndeshjes që dy skuadrat e mëdha italiane kishin për ta luajtur në vikendin që lamë pas, por që ndeshja është shtyrë shkaku i coronavirusit.
Dy skuadrat e mëdha italiane do të kenë derbi edhe sa i përket sulmuesit Timo Werner, pasi gjermani po kërkohet si nga Juve ashtu edhe nga Inter.
Mediat gjermane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve kanë kontaktuar Leipzigun për yllin e tyre.
24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer ku ka 27 gola në të gjitha garat e duke bërë 11 asistime në 34 takime.
Kjo ka bërë që përveç Juventusit dhe Interit në garë për të të jenë edhe Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Liverpool, Bayern Munich e Manchester United.
Gjithsesi Leipzig mund ta lë të lirë të largohet ylli i tyre vetëm nëse paguhet shuma prej 80 milionë eurove. /Telegrafi/