Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka mbërritur në San Siro për të parë nga shkallët e stadiumit ndeshjen mes Milanit dhe Interit.
Berlusconi nuk ishte në stadium që nga marsi i kaluar për ndeshjen Milan 1-1 Lazio dhe ka befasuar të gjithë se kur është pyetur a do të jetë ky derbi i fundit për atë në krye të Milanity.
“Derbi i fundit? Nuk besoj”, është përgjigjur Berlusconi pyetjes së gazetarit të Premium Sport.
Ky është një tregues se negociatat për shitjen e Milanit blerësve kinez nuk janë në rrugë të mirë.
Para këtij derbit Milani mban vendin e tretë, kurse Interi të njëmbëdhjetin. /Telegrafi/