Derbi më i madh lokal, njëherësh ndeshja kryesore e javës së gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Arsyeja e kësaj zhvendosjeje, sipas njoftimit të Dritës, është “për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve tanë”.
“FC Drita si nikoqire, ju njofton se kryendeshja e javës së gjashtë në Superligë mes klubit tonë dhe SC Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”.
“Derbi më i madh lokal, FC Drita –SC Gjilani do të zhvendoset të zhvillohet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve tanë”.
“Në gjendjen aktuale, stadiumi ‘Selami Osmani – Bezi’ është në restaurim dhe nuk i plotëson kushtet për një ndeshje derbi të tillë”.
“Kjo ndeshje zhvillohet më 26 shtator, ora 15:00, ndërsa për detaje të tjera rreth këtij takimi do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Telegrafi/