Site icon Telegrafi

Derbi d’Italia u takon Nerazzurëve – Interi pati paraqitje spektakolare përballë Juventusit

Interi ka fituar 2-0 kundër Juventusit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Pas vetëm 13 minutash lojë në derbin d’Italia, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Arturo Vidalit që pranoi një asistim të bukur nga Nicolo Barella.

Interi mund të kishte shënuar edhe dy gola të tjetër, mirëpo Romelu Lukaku dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit të Juventusit.

Edhe 45 minutat e dytë filluan më mirë për skuadrën që drejtohet nga Antonio Conte, duke dyfishuar epërsinë.

Barella në minutën e 52-të u fut në listën e realizatorëve, pas një asistimi fenomenal nga Alessandro Bastoni.

Juventusi në anën tjetër përpiqej që të rikthehej në lojë, mirëpo mbrojta e Interin nuk lejonte hapësira.

Pas javës së 18-të, Interi është në vendin e dytë me 40 pikë, aq sa ka Milani me një ndeshje më pak, gjersa Juventusi është në të pestin me 33 sosh.

Në xhiron e 19-të, Interi takohet me Udinesen, derisa Juventusi do të ketë punë me Napolin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version