Kira Rudik, një deputete ukrainase, tha sot për Sky News se shpreson që Rusia të bëhet një shtet i izoluar si Koreja e Veriut, kur askush nuk do ta ndihmojë.
“Kur ndodh lufta është shumë bardh e zi. Ka njerëz që ndihmojnë armikun tuaj të të vrasë dhe të sigurohet që gjithçka që ke dashur ndonjëherë do të shkojë poshtë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
“Dhe ka njerëz që po ju ndihmojnë të qëndroni gjallë dhe luftojnë për jetën tuaj – dhe të keni një shans më të mirë për të parë të nesërmen”.
“There are people that will help your enemies to kill you”
Ukrainian MP Kira Rudik responds to reports that Iran has sent ammunition to Russiahttps://t.co/X3flQUBL0r
? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/WB5bXi3lhO
— Sky News (@SkyNews) March 9, 2023
Ajo i përshkroi ukrainasit si “të tmerruar” dhe “shumë të zemëruar”, duke bërë thirrje për sanksione ndaj të gjithë atyre që po ndihmojnë Rusinë.
“Ne duam që Rusia të bëhet një Kore e re e Veriut – ku askush nuk do t’i ndihmojë. Ku nuk do të ketë komunikim me ta”, tha deputetja ukrainase.
“Ata mund të gjejnë aleancën e tyre vetëm brenda regjimit të tyre”. /Telegrafi/