Site icon Telegrafi

​Deputetja Tinka Kurti: Duhet të jemi të pakënaqur derisa të kemi drejtësi për të pagjeturit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka deklaruar se derisa nuk ka ende drejtësi për të pagjeturit në Kosovë, të gjithë duhet të vazhdojmë te merremi me të.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e cila është edhe pjesë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë në intervistë të drejtpërdrejt për emisionin “Five” të Dukagjinit,  se takimi i sotëm me Gratë nga Krusha e Madhe, ishte vizitë që të ua dëgjojm paknaqësit dhe se derisa nuk ka ende drejtësi, duhet të vazhdojmë gjithmonë të shprehim paknaqësit.

Ajo gjithashtu, shtoi se duhet ta kemi në mendje luftën derisa te kemi drejtësi, ndërsa për  vizitën ajo ka thënë se e kemi bërë në formë obiligimi sepse duhet të jemi në kontakt gjithmonë që të dëgjojmë kërkesat e tyre.

“Përderisa ka çoftë edhe një të pagjetur, ka arsyeje për mos te qenë të knaqur dhe me e shprehë pakënaqësinë, pra përderisa nuk ka ende drejtësi sigurisht që edhe ne të gjithë duhet të vazhdojm të merremi më të derisa të ketë drejtësi”, ka thënë ajo në lidhje të drejtpërdrejtë nga fshati Meje, e komunës së Gjakovës.

Në kohë të “Javës së të Pagjeturve në Kosovë”, ajo deklaroi se së bashku me Valentina Bunjaku, që po ashtu i takon Bordit të Grupit të Grave Deputete, do të vazhdojnë takimin e tyre në Shoqatën e 27 Prillit 1999, në Gjakovë, që merret me mbështetjen e dhunës gjatë luftës.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me bordin e grupit të grave deputete, në Krushë të Madhe vizituan kooperativën bujqësore që udhëhiqet nga Fahrije Hoti. Kjo e fundit tha se një pjesë e familjeve të të pagjeturve janë të zhgënjyer me trajtimin që iu bëhet nga institucionet tona.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut vizitoi të hënën, Kooperativën bujqësore “Krusha” në Krushë të madhe, që prit nga Fahrije Hoti, drejtuese e kësaj kooperative, si dhe gratë me familjarë të zhdukur.

Ky komision u prit nga Fahrije Hoti, drejtuese e kësaj kooperative, si dhe gratë me familjarë të zhdukur.

Gratë deputete vizitojnë koorporatën "Gratë e Krushës"

Exit mobile version