Telegrafi

Deputetja e VV-së: Taksa e Haradinajt do të përfundojë si Demarkacioni me Malin e Zi

Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka përzgjedhur një fjali popullore, për të përshkruar zhvillimet e fundit në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ajo në rrjetin social facebook, ka thënë se taksa do të përfundojë ashtu si Demarkacioni me Malin e Zi.

“Si po duket taksa 100% e Ramushit do të përfundon sikur Demarkacioni me Malin e Zi ‘Fjalët si Demushi punët si kërkushi’”, ka shkruar Millaku në facebook.

Lexo po ashtu Haradinaj: SHBA-të kërkuan heqjen e taksës, jemi për pezullim nëse ka marrëveshje për njohje nga Serbia

Reagime të shumta ka pasur për taksën, sidomos pas kërkesës nga Amerika që ky vendim të tërhiqet.

Mirëpo kryeministri sot në një konferencë për media, deklaroi se taksa nuk do të hiqet pa pasur garanci se Serbia do ta njohë Kosovën. /Telegrafi/