Telegrafi

Deputetja Deliu, ministrit Murati: Sa kushton çmimi i lirisë?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu –Kodra në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për rritjen e çmimeve, tha se 42 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën vitin e fundit.

Ajo ironizoi me një deklaratë të para disa viteve të ministrit Hekuran Murati, derisa e pyeti se sa kushton çmimi i lirisë.

Lexo po ashtu Nisma Socialdemokrate: Një mercenar në krye të Ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit, të jep dorëheqje Hekuran Murati

“Sot, Kosova ka më shumë familje në asistencë sociale, sesa një vit më parë. Ndërkohë që, nga Vetëvendosja, na flasin për jetë më të mirë së fundmi. 42 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën vitin e fundit, nëse vazhdohet kështu, sa do të jetë numri i atyre që do ta lëshojnë Kosovën këtë vit? Qytetarët e kanë humbur besimin te kjo Qeveri dhe te ky Kryeministër! Ndërkohë, për ministrin Hekuran Murati e kam një pyetje: Sa kushton çmimi i lirisë?”, tha ajo. /Telegrafi/