Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu –Kodra në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për rritjen e çmimeve, tha se 42 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën vitin e fundit.
Ajo ironizoi me një deklaratë të para disa viteve të ministrit Hekuran Murati, derisa e pyeti se sa kushton çmimi i lirisë.
“Sot, Kosova ka më shumë familje në asistencë sociale, sesa një vit më parë. Ndërkohë që, nga Vetëvendosja, na flasin për jetë më të mirë së fundmi. 42 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën vitin e fundit, nëse vazhdohet kështu, sa do të jetë numri i atyre që do ta lëshojnë Kosovën këtë vit? Qytetarët e kanë humbur besimin te kjo Qeveri dhe te ky Kryeministër! Ndërkohë, për ministrin Hekuran Murati e kam një pyetje: Sa kushton çmimi i lirisë?”, tha ajo. /Telegrafi/