Telegrafi

Me deputetin Veton Berisha, Nisma dhe AKR-ja formojnë grupin parlamentar

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re kanë formuar sot grupin parlamentar prej gjashtë deputetësh, shef i të cilit është zgjedhur deputeti i Nismës, Endrit Shala.

Kjo u bë e mundur pasi para disa ditësh, deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, meqë rast kjo parti ka arritur të formoj grupin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Lexo po ashtu Deputeti Veton Berisha i bashkohet grupit Nisma-AKR

Në fillim të vazhdimit të seancës së Kuvendit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që ta formojnë grupin parlamentar të përbashkët.

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani.

Me formimin e këtij grupi parlamentar është riformuar edhe përfaqësimi i këtyre dy subjekteve nëpër komisione parlamentare.

Lexo po ashtu Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate kalon në AAK 

Kujtojmë se Nisma edhe AKR nuk ishte grup parlamentar që prej momentit kur Haxhi Shala iu bashkua Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/