Site icon Telegrafi

Deputeti i VV-së, Haradinajt: Ramush është turp të na shani me nënë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit, e ka përmbyllur fjalimin e tij duke iu drejtuar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, me një kërkesë.

Ai i është drejtuar deputetëve të AAK-së, e në veçanti Haradinajt, duke i thënë se është turp që po i shanë deputetët e pozitës.

Lexo po ashtu Opozita solidarizohet me veteranët, proteston duke goditur tavolinat me grushte

“Ramush është turp. Nuk ja kemi borxh, nuk do të dëshiroja që Ramushi të na shajë edhe me nanë. Ne kemi urtësinë tonë sepse thuhet se i shari të shanë”, ka thënë Krasniqi.

Lexo po ashtu Ndërpritet seanca, Tahiri i PDK-së këput mikrofonin

Ndryshe, seanca e sotme e Kuvendit është bllokuar nga deputetët e opozitës, të cilët kanë dalë para foltores duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend. /Telegrafi/

Exit mobile version