Site icon Telegrafi

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik – mijëra do të vdesin

Vendimi i Donald Trump për të ndërprerë vendimin e ndihmës ushtarake është përshkruar si “katastrofik” nga një deputet ukrainas, i cili tha për Sky News se “mijëra njerëz do të vdesin”.

“Unë e kuptoj që kemi një krizë në marrëdhëniet tani pas takimit të së premtes në Zyrën Ovale, por thjesht dua t’i kërkoj Donald “Trump të rishqyrtojë vendimin dhe ndoshta thjesht të na japë pak kohë për të dalë nga kjo sepse kjo është katastrofike për ne”, i tha Oleksiy Goncharenko prezantuesit Wilfred Frost.

Ai vazhdoi duke thënë se vendimi i Trump do të “trimërojë” Putinin, duke e bërë ndarjen edhe më të madhe.

Në një mesazh për Volodymyr Zelensky, Goncharenko i bëri thirrje presidentit ukrainas të bëjë “çdo gjë që mundet për të dalë nga kjo” dhe tha “ai duhet të shkojë dhe t’i kërkojë falje” Trump.

“Ne duhet ta shërojmë këtë ndarje, duhet të punojmë së bashku me Amerikën, duhet të jemi bashkë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet nëse Volodymyr Zelensky duhet të tërhiqej, Goncharenko shpjegoi se Zelensky tha se nuk do të kërkonte rizgjedhje pasi të bëhej president në 2019.

“Mendoj se është koha për ta kujtuar këtë dhe ndoshta për të thënë hapur pas përfundimit të luftës do të ketë zgjedhje dhe mendoj se së paku duhet të mendojë të mos kandidojë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version