Telegrafi

Deputeti ukrainas thotë se sa më shumë territor që po çlirojnë nga forcat pushtuese, po hasin në horrorin e shkaktuar nga ushtria ruse

Deputeti ukrainas Sviatoslav Yurash ka folur për Sky News, pas raportimit se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur shpërthime në Kiev.

Ai tha se forcat ruse po vazhdojnë të kryejnë sulme me raketë mbi Kiev, pavarësisht se disa njësi të saj janë tërhequr – duke theksuar se kryeqyteti “gjithmonë është i kërcënuar nga rikthimi i rusëve”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Klitschko konfirmon sulmin e ri në Kiev, rusët goditën fabrikën e raketave

Yurash theksoi se trupat ruse janë të gatshme të përdorin “gjithçka”, me shpresën se do të arrijnë objektivat e tyre – duke paralajmëruar se Ukraina po bëhet gati për sulme masive në lindje të vendit, pasi në rajonet tjera ushtria ruse tashmë ka dështuar.

“Horrori në Bucha dhe horroret në territoret që i kemi çliruar përreth Kievit, janë vetëm fillimi. Ajo çfarë do të shihni pasi të çlirojmë më shumë territor të vendit – do të jetë horrori që Rusia e shkaktoi mbi civilët ukrainas”, shtoi deputeti ukrainas.

Lexo po ashtu Kievi dhe Lviv zgjohen nga zhurma e shpërthimeve dhe sirenave – Zelensky zbulon numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë nga fillimi i luftës

Megjithatë ai është shprehur i vendosur që ta çlirojnë tërë territorin e Ukrainës nga forcat pushtuese ruse – duke bërë të ditur se pavarësisht me çfarë i godasin, ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen. /Telegrafi/