Rusia duhet të përfitojë nga kriza në shtetin turk e shkaktuar nga tërmeti i fundit dhe të aneksojë disa nga territoret e saja, ka thënë deputeti rus, Semyon Bagdasarov.
Në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Bagdasarov shihet duke folur për situatën e vështirë në Turqi.
Ai këshillon Kremlinin që ta “largojë atë (Turqinë)” prej Azisë Qendrore.
Më pas rusët duhet të “dërgojnë forca të caktuara në Turqi”, thotë Bagdasarov dhe Rusia ta kthejë Kostandinopojën (Stambollin e sotëm), duke shtuar se qyteti “historikisht na përket neve”.
“Le të përfitojmë nga kjo. Ata janë në krizë”, pohoi ai duke shtuar se “falë Zotit ata kanë një krizë. Kriza duhet të përfundojë me shembjen [të Turqisë] dhe aneksimin e këtyre territoreve”.
Ndryshe, Turqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e mbi 45 mijë personave dhe dëmtimin e mijëra ndërtesave. /Telegrafi/
Semen Bagdasarov, Russian member of parliament, suggested making use of the catastrophe in Turkey caused by the earthquakes – take Istanbul from them and join it to Russia.
❗️Please let's make sure this video is spread as widely as possible. pic.twitter.com/lb1FOkJ1c6
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 18, 2023