Një deputet rus ka pranuar se Moska është “në defensivë” në luftën e saj në Ukrainë.
Duke folur në televizionin rus, Andrei Gurulyov foli për situatën në vijën e frontit dhe mbështetjen që Ukraina ka marrë nga Perëndimi kur bëhet fjalë për armët dhe ndihmën ushtarake, përcjell Telegrafi.
Ai tha: “Dhe për fat të keq në këtë drejtim, ne jemi duke luajtur ‘kapjen’. Ne jemi në mbrojtje. Ne presim që ata të sjellin diçka dhe më pas të kuptojmë se si ta luftojmë atë. Kjo është situata, apo jo?”.
MP (and ex-general) Andrei Gurulyov admits that 🇷🇺 is "playing catch up and on the defensive" when it comes to Western military aid for 🇺🇦
He says it's "reaching the point where some warning or preventive strikes are genuinely needed in places where they're not expecting them" pic.twitter.com/LKn7a2K9Yk
— Francis Scarr (@francis_scarr) December 18, 2022
“Kështu është, për fat të keq. Dhe tani Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë të gjithë territorin e tyre të NATO-s si prapavijë”.
Ndryshe, Ukraina ka marrë mbështetje të gjerë nga aleatët perëndimorë gjatë gjithë luftës, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe ndihmën humanitare.
Në këtë drejtim, vetëm Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës 19.3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia filloi agresionin në shkurt.
Uashingtoni po finalizon gjithashtu planet për dërgimin e sistemit Patriot, i konsideruar si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane në botë, në Ukrainë. /Telegrafi/