Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka vendosur një infuzion afër kryeministrit Albin Kurti, gjatë kohës kur fliste ministri i Financave, Hekuran Murati
Lushtakutheksoi se edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.
“Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.
Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje.
Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, shkruan Lushtaku në Facebook. /Telegrafi/