Site icon Telegrafi

Deputeti i LVV-së poston videon, pretendon se policia serbe po e plaçkit mërgatën në kufirin e Bërnjakut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video në Facebook, ku pretendon se  policia serbe në pikë kalimin kufitar të Bërnjakut iu merr ryshfet udhëtarëve nga Kosova.

Deputeti i LVV-së pretendon se polici serb ju ka kërkuar ryshfet mërgimtarëve për të kaluar kufirin.

“Policia serbe duke e plaçkitur mërgatën në kufirin e Bërnjakut. Kjo video tregon se si polici serb ju kërkon ryshfet për të kaluar kufirin”, ka shkruar Bajqinovci në përshkrimin e videos./Telegrafi/

Exit mobile version