Site icon Telegrafi

Deputeti i LVV-së: Për rikthimin e bllokut B2 kemi përgatitur hallvë me ministren Rizvanolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë të ditur se ka shkuar për urime te ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për rikthimin në funksion të bllokut B të termocentralit “Kosova B”.

Madje Basha tha se bashkë me të kanë përgatitur edhe hallvë prej gëzimit.

“Ju po bëni hajgare me bllokun B, por unë kam shkuar për përhajër te ministrja [Artane Rizvanolli] për bllokun B, hallve kemi përgatitë. Gëzim more është, duhet të kuptohet pasi janë 250MWh në orë. Nëse e krahasojmë me çmimin që e kemi paguar për import i bie 1.2 milion euro dita. Duhet të gëzohemi për këtë”, tha Basha.

Ai duke ironizuar me opozitën, tha se të kërkosh ide kreative prej tyre është sikur të “lypet sy prej qorrit”.

Lexo po ashtu “Po më kërkoni të bëhem diktator” – përplasje e Kurtit me Abdixhikun e Tahirin në Kuvend për shtrenjtimin e energjisë

“Kryeministri tha se unë jam i mirëseardhur për ide kreative, është si me lyp prej qorrit sy. Po e them këtë se s’keni pauzuar mjaftueshëm për me pas moral me u ankuar për rrymën. Pse PDK-ja i prinë procesit të privatizimit të KEDS-it”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në këtë seancë të jashtëzakonshme, janë duke diskutuar lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Kjo seancë është thirrur nga PDK-ja, në koordinim edhe me partitë tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version