Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka deklaruar se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk do të duhej të kishte komunikim me Milan Radojçiq.
Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” i pyetur se si ndihet nën përfaqësimin e Kusari-Lilës, Rrahmani ka deklaruar se ajo nuk përfaqëson atë.
“Unë edhe para se të dalin këto audio-incizime, të cilat kanë dalë, kam pasur qëndrimet e mia dhe natyrisht se ajo e prezanton grupin parlamentar të LVV-së, përderisa është shefe e grupit, mirëpo unë…qëndrimet që m’i keni paër janë personalet, individualet. Natyisht se në aspektin e përfaqësimit politik, Mimoza Kusari ka orientim tjetër politik dhe aspektin ideologjik nuk më përfaqëson, as para se me dal këto audio-incizime as tash, mirëpo si shefe e grupit, ajo prezanton grupin e LVV-së sepse është e zgjedhur prej deputetëve…Nuk më përfaqëson dhe as nuk më ka përfaqësuar në aspektin ideologjik punën që e bëjmë, ligjet që bëhen…në aspektin e përfaqësimit, përfaqësoj veten. Nuk më përfaqëson askush.”, ka deklaruar ai.
Gjersa tha se nuk ka koment lidhur me përgjimet e publikuara, Rrahmani theksoi se askush, përfshirë edhe Kusari-Lila, nuk do të duhej të diskutonte me një person si Radojçiq.