Telegrafi

Deputeti i LVV-së, Kokaj merr pjesë i vetëm në seancë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Përderisa deputetët e partisë në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk janë të pranishëm në seancë, vetëm deputeti nga kjo parti, Jahja Kokaj është i pranishëm.

Partitë opozitare gjatë kësaj seance kanë kritikuar partinë në pushtet për mospjesëmarrje të tyre në këtë seancë.

Lexo po ashtu PDK me rezolutë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Ndryshe, në fillim të seancës deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Rashit Qalaj paraqiti para deputetëve një rezolutë në mbështetje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/