Telegrafi

Deputeti i LDK-së: Vetëm 51 deputet të pushtetit ishin sot në sallë, të tjerët në bisht të aeroplanit

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, pas dështimit të miratimit për Projektligjit të pagës minimale në Parlamentin e Kosovës, i ka kritikuar deputetët e shumicës, duke i quajtur të papërgjegjshëm.

“Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. As një ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë.  Të papërgjegjshëm, deri në pikën e fundit”, shkroi në Facebook, Mustafa.

Në lidhje me këtë gjë gjatë ditës së hënë veteranët e OVL, UÇK-së, kanë mbajtur protestë.

Të njëjtit kanë tentuar të futen edhe në ndërtesën e Kuvendit, si pasojë e asaj që nuk janë përfshirë në ligjin e ngritjes së pagës minimale nuk janë përfshirë veteranët e luftës./Telegrafi/