Në Kuvend është duke vazhduar debati për marrëveshjet ndërkombëtare. Duke folur për këtë gjë, deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku tha se para votimit të Qeverisë Hoti një bashkëpunëtor i kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i kishte telefonuar për të mos e votuar këtë qeveri.
Madje Baxhaku kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos i drejtohet Qeverisë së Avdullah Hotit si “koti”, sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Kushtetuesja.
“Lideri juj nuk është hiq më i mirë. Dy dit para se të votohet qeveria kom pas një thirrje nga një bashkëpunëtorë i Albin Kurtit që të mos e votoj këtë qeveri. Në përgjigjen time që unë këtë nuk mund ta bëjë, ai më ka thënë se z.Kurti takon një takim me mu diku ka ora 22:00 e natës”, ka thënë Baxhaku. /Telegrafi/