Deputeti i Aleancës Kosova e Re, pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Korab Sejdu, ka komentuar propozimin e Albin Kurtit që nëse koalicioni PAN nuk propozon kandidatin e tyre në seancën e 24 gushtit, ai iu ka bërë ftesë deputetët tjerë ta propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit.
Sejdiu ka thënë se për këtë gjë vendos koalicioni, ndërsa personalisht i ka dhënë mbështetje këtij propozimi.
Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se edhe në takimin e fundit konsultativ që kanë pasur si koalicion ka dhënë qëndrimin e tij, se e drejta për ta propozuar kandidatin nuk është absolute dhe nëse PAN nuk propozon kandidatin e tyre, atëherë nënkupton se ata heqin dorë nga kjo e drejtë.
“Në nivel të koalicionit nuk mund të flas sepse edhe nuk e kam parë letrën e Kurtit, dhe natyrisht koalicioni merr vendime në nivel të koalicionit”
“Mirëpo në nivel personal unë edhe në takimit e fundit konsultativ e kam cekë që e drejta e tyre për të propozuar kandidatin nuk është absolute, dhe në momentin që ata dështojnë që sërish ta propozojnë kandidat atëherë nënkuptohet që heqin dorë nga kjo e drejtë. Natyrisht e kuptoj ndodha ta edhe propozimin e Kurtit që të shkojë në atë drejtim”, ka thënë Sejdiu.
I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka propozuar që VV dhe LAA ta propozojnë një kandidat të tyre për kryetar të Kuvendit në seancën e 24 gushtit.
Ai ka thënë se këtë veprim duhet bërë për të zhbllokuar situatën e krijimit të institucioneve, që sipas tij, po bënë PAN-i.
Kurti ka thënë se nëse në seancës e javësh së ardhshme, nëse PAN nuk propozon kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, atëherë deputetët të cilët deri tani kanë marr pjesë në seanca ta propozojnë një kandidat dhe ta zgjedhin kryetarit.
Seanca e radhës konstituive e Kuvendit do të mbahet më 24 gusht. Për këtë seancë zyrtarë të koalicionit PAN ka thënë se do të marrin pjesë dhe se do të paraqesin kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, e që kanë thënë se do të jetë Kadri Veseli.
Deri më tani janë mbajtur 5 seanca konstituive të Kuvendit, por që nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit, pasi PAN nuk ka propozuar kandidatin e tyre për kryeparlamnetar.