Edhe deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, ka folur për gjendjen e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Rexhaj ka thënë se nuk e mbështet Kurtin por Vetëvendosjen.
Sipas tij, anëtarësia e VV-së e ka shprehur vullnetin që në këtë situatë Kurti të kthehet në krye të VV-së.
Shkrimi i plotë i Rexhajt, pa ndërhyrje
Gabohen ata që thonë se ne e mbështesim Albinin. Jo! Ne e mbështesim lëvizjen, e mbështesim parimin themeltar mbi të cilin jemi ngritur dhe kalitur: parimin e mosnënshtrimit para çdo diktati dhe imponimi, idealin tonë që të vetëvendosim! Anëtarësia jonë, ajo që shtrihet përtej zyrave tona dhe përtej tifozerisë në rrjete sociale e ka shprehur qartë vullnetin që, në këtë situatë delikate në të cilën gjendet Kosova, Albini të rikthehet në krye të lëvizjes. Anëtarësia jonë do që të vetëvendos për lëvizjen e vet, prandaj thirrjet për kryetar konsensual e tradhëtojnë këtë parim dhe ideal tonin. Ne nuk mund të kërkojmë vetëvendosje për Kosovën pa e ruajtur frymën e vetëvendosjes brenda lëvizjes sonë.
Kundër imponimit,
Kundër dorëheqjeve sepse nuk janë frymë e jona, ne ballafaqohemi!
Për të drejtën dhe idealin tonë për të vetëvendosur,
për Albinin kryetar dhe kryeministër,
për VETËVENDOSJE!n,
i juaji,
Arbëri