Site icon Telegrafi

Deputeti gjerman për vrasjen e policit në veri: Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, që la të vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.

Mijatoviq në një postim në platformën “X” ka shkruar se për këtë ngjarje Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë.

Ai ka shkruar tutje se “loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet”

Lexo po ashtu Vrasja e policit në veri – reshterit Bunjaku sot i jepet lamtumira e fundit

“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit mbajnë përgjegjësi të plotë. Kushdo që ka grumbulluar armë nëpër manastire prej vitesh mban përgjegjësi nëse vriten njerëz me to. Loja e dyfishtë mes kishës ortodokse dhe shtetit serb duhet të ndalet – në të gjithë rajonin”, ka shkruar Mijatoviq. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version