Telegrafi

Deputeti gjerman: Liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodh tani, BE është duke humbur kredibilitetin

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer derisa ka uruar popullin e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë, ka kërkuar që kosovarëve t’iu hiqen vizat.

Beyer përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së.

“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger:” Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së. Ka vonuar shumë – kredibiliteti i BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer. /Telegrafi/