Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar ashpër ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi ky i fundit gjatë debatit me deputetin Mefail Bajqinovci përmendi edhe emrin e Adem Jasharit.
“Është turp që bën hajgare me figurën e Adem Jasharit. Është turp të dalësh e të përmendësh emrin e tij duke menduar se ai është pjesë e humorit. Paramendo çfarë palaço keni mbetur këtu e të flisni”, i është drejtuar Basha zëvendëskryeministrit Selmanaj.
Basha ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë pasi këshilltari i këtij të fundit është kapur me një sasi të lëndëve narkotike.
“Ai vet në televizion e ka pranuar që jam mik i ministrit. Tash përcilleni trekëndëshin që i lidh këta. Mik i ministrit. I dërguar i Ramushit dhe Dautit. Argat i vëllait të Presidentit Thaçi. Këshilltar në qeverinë koti. As Trekëndëshi i Bermudeve nuk është më i rrezikshëm”, deklaroi më tej Dimal Basha./Telegrafi/