Florian Pronold, deputet i Bundestagut gjerman dhe Sekretar Parlamentar i Shtetit për Ministrinë Federale për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare, Florian Pronold, ka mbështetur hapur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin.
Në një publikim në rrjetin social Twitter, Pronold ka deklaruar se “më 14 shkurt një Parlament i ri do të zgjidhet në Kosovë dhe Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta luftojnë korrupsionin dhe kanë agjendë për reforma drejt së ardhmes. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e vendit.”
Në fund ai i ka uruar çdo të mirë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.