Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku shihet bashkë me deputetin e Nismës për Kosovë, Haxhi Shala, në Kumanovë.
Fotografia, sipas Selimit, është bërë në vitin 2001, gjatë kohës kur atje zhvillohej lufta mes forcave të Maqedonisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ai ka një mesazh bashkë me këtë fotografi, që lidhet me përfshirjen e emrit të tij në “Listën e Zezë” të SHBA-ve.
Selimi më pas thotë se i vije keq që nuk ka mundur të bëj më shumë për shqiptarët në Iliridë.