Site icon Telegrafi

​Deputetët nisin të hyjnë në Kuvend

Në ora 10:00 pritet të filloj seanca konstituive e legjislaturës së tetë, ndërkohë tashmë në objektin e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë deputetët e legjislaturës së re.

Kujtim Shala, Bekë Berisha, Saranda Bogujevci, Duda Balje, Agim Veliu dhe të tjerë deputetë tashmë veçse kanë hyrë në Kuvend.

Në Kuvend ka hyrë edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

Lexo po ashtu Dita e konstituimit, betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Edhe Igor Simiq nga Lista Serbe ka arritur në ambientet e Kuvendit.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

 

Exit mobile version