Site icon Telegrafi

Depp ishte xheloz dhe kundër skenave erotike të ish-gruas Amber Heard

Johnny Depp, Amber Heard (Foto: Getty Images/Guliver)

Johnny Depp nuk kishte dashur që ish-gruaja e tij, Amber Heard, gjatë kohës sa ishin të martuar të luante në skena erotike. Këto janë gjetjet në dokumentet gjyqësore që theksojnë se aktori ishte xheloz.

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndërmjet hamshorit hollivudian, aktores së famshme dhe tabloidit The Sun, janë zbuluar detaje nga martesa e çiftit të njohur.

Depp ka pranuar para gjykatës se kishte qenë xheloz dhe nuk ishte ndier komod që gruaja e tij të xhironte skena seksuale.

(Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Të dhënat e grumbulluara nga hetuesit tregojnë se aktorë në fazat e fundit të martesës me Amber ishte përpjekur ta ndalonte bashkëshorten e dikurshme që të mos luante në filma ku përfshiheni skenat lakuriqe.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Johnny Depp: Deri në moshën 14 vjeçare i kisha provuar të gjitha drogat

Njëherësh, ai nuk donte që Heard të shfaqej provokuese në tepihun e kuq. Avokatët e aktores kanë thënë se hamshori hollivudian ishte përpjekur që t’ia kontrollonte jetën asaj duke vendosur se çfarë të vishte, çfarë të aktronte dhe si të sillej.

(Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, sipas The Guardian, Depp ka versionin e tij të tregimit: “Asnjëherë nuk i kam thënë çfarë të vishte, por ia kam përmendur se mendoj që ajo që ka veshur është krejtësisht në kundërshtim me dëshirat e saj.

“Ajo donte të aktronte në filma seriozë, në të cilët fokusi kryesor do të ishte roli. I kam thënë se nuk është e detyruar që t’i bëjë skenat lakuriqe”, ka qenë sqarimi i Depp. /Telegrafi/

Exit mobile version