Telegrafi

Depp e rrahu gruan, sepse ajo e tradhtonte me modelen që është përfolur edhe për një lidhje me Rita Orën (Foto)

Johnny Depp “ishte çmendur” kur kishte kuptuar se gruaja e tij, Amber Heard, po e tradhtonte me modelen britanike, Cara Delevingne, duke bërë që ai të ndihej budalla – raporton The Sun.

Burime të gazetës britanike kanë bërë të ditur se aktori ishte i frikësuar për martesën e tij, sepse kishte humbur besimin se biseksualja Amber do t’i qëndronte besnike.

“Shoqëria e Amberit me Caran çdo herë u bë më e madhe dhe kjo i solli fillimin e fundit të martesës së saj me Johnnyn”.

“Ato argëtoheshin shpesh me njëra tjetrën dhe nuk e kanë fshehur faktin se flirtonin mes vete. Amber gjithmonë ka pasur tendenca biseksuale. Por kjo e ka çmendur Johnnyn, i cili e urrente se sa diskrete po tregohej ajo”, ka thënë një burim, transmeton Koha.net.

Bukuroshja 23-vjeçare po sillej rreth çiftit në fund të vitit 2014 kur Johnny donte të merrte me qira një shtëpi në Londër shkaku i xhirimeve të filmit “Alice Through The Looking Glass”. Burimet kanë thënë se ai kishte nevojë për gjumë dhe punim, por këtë nuk e respektuan Cara dhe Amber që shijonin ahengjet e shumta së bashku.

“Atij nuk i pëlqente shoqëria e Amberit dhe veçanërisht Cara. Ishte shoqërimi me të që e çmendi Deppin”, ka thënë veç të tjerash burimi.

Nga ana tjetër, Delevingne është e njohur si biseksuale dhe ajo ka qenë në lidhje me shumë femra të njohura, mes tyre Michelle Rodriguez, Kendall Jenner, Miley Cyrus dhe Rita Ora.