Telegrafi

Depot e naftës në Bryansk të Rusisë përfshihen nga zjarri – dëshmitarët thonë se fillimisht dëgjuan shpërthime të fuqishme

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në depot e naftës në qytetin rus Bryansk, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve – duke u thirrur në deklaratat e shërbimeve emergjente, të cilat nuk dhanë detaje.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë shenjë që zjarri ka të bëjë me luftën në Ukrainë, pavarësisht që zyrtarët rusë javën e kaluar thanë se helikopterët ukrainas kanë goditur disa ndërtesa, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmet ajrore ruse nuk kanë të ndalur, pesë stacione të trenave përfshihen nga zjarri në Ukrainë

Bryansk është qendër administrative 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën – në afërsi të rajonit Sumy dhe Chernihiv dhe rreth 380 kilometra larg Moskës – kryeqytetit të Rusisë.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se para zjarrit kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme, por akoma një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as për çfarë lloj shpërthimi po bëhet fjalë.

Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara ndajnë edhe 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake – 332 dedikohen enkas për Ukrainën

Kujtojmë që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe deri më tani nuk ka kursyer askënd – duke bombarduar shkollat, spitalet e teatrot.

Madje në Bucha po akuzohen se kanë kryer masakra dhe gjenocid mbi civilët ukrainas, që ishin të rrethuar nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/