Site icon Telegrafi

Depoja e naftës ruse përfshihet nga zjarri në Smolensk pas sulmit me dronë kamikaz

Mediat ruse dhe kanale të ndryshme në Telegram raportojnë për një zjarr të madh që ka shpërthyer në një depo nafte në Rusi, që u sulmua me dronë kamikaz në rajonin e Smolenskut.

Bëhet fjalë për depon e naftës në Yartsevo të rajonit të Smolenskut, transmeton Telegrafi.

Madje edhe autoritetet lokale të atjeshme kanë konfirmuar sulmin – duke theksuar se është goditur edhe infrastruktura energjetike.

Banorët e Yartsevo kanë dëgjuar afro dhjetë shpërthime të fuqishme – ku më pas shpërtheu një zjarr i fuqishëm në depon e naftës.

Vasily Anokhin, guvernatori i Smolenskut bëri të ditur se ishin dronët kamikaz ukrainas ata që shënjestruan depon e naftës. /Telegrafi/

Exit mobile version