Telegrafi

Deportohen nga Kosova gjashtë lëmoshë-kërkues

Foto: Ilustrim

Gjashtë lëmosh kërkues, gjashtë femra rome (shtetase të Shqipërisë) dhe dy fëmijë romë me vendim të Gjykatës janë deportuar nga Kosova.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:35 në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan.

“Raportohet se nga njësitet policor janë takuar duke kërkuar lëmoshë në vend publik gjashtë të dyshuara femra Rome shtetase të Shqipërisë dhe dy fëmijë meshkuj Rom shtetas të Shqipërisë. Me vendim të Gjykatës, të dyshuarat janë deportuar nga Republika e Kosovës”, thuhet në raport. /Telegrafi/