Telegrafi

Depay vendos për të qëndruar te Barcelona, largimi i tij pritet të ndodhë në verë

Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, edhe pse te Barcelona nuk llogarisin në shërbimet e tij.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka bërë të qartë sulmuesit se nuk llogarit në të dhe se duhet të gjej një klub të ri në janar.

Mirëpo dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Camp Nou së paku deri në afatin kalimtar veror, kur do të mbetej lojtar i lirë.

Roma mbetet favoriti i madh për të nënshkruar me Depayn, edhe pse kërkesat e sulmuesit për një pagë prej shtatë milionë euro po konsiderohen të larta nga Giallorosët.

Gjiganti italian mund t’ia përmbushë këto kërkesa holandezit vetëm nëse do ta merrnin atë si futbollist të lirë në verën e vitit 2023.

Nga ana tjetër Mundo Deportivo ka raportuar se lojtari do të qëndrojë në Camp Nou deri në verë, për tu larguar pastaj si futbollist i lirë e ku mund të marrë një kontratë më të mirë financiare.

Gjithsesi edhe në rast se lojtari do të mbetet te Barça, hapësirat e tij do të jenë shumë të vogla, pasi Xavi para tij preferon sulmuesit si Robert Lewandowski, Ansu Fati, Ousmane Dembele, Raphinha e Ferran Torres. /Telegrafi/