Telegrafi

Depay tregon kohën e ‘tmerrit’ te Man Utd: Van Gaal humbi besimin, Mourinho nuk nuk më dha asnjë mundësi

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay ka thënë se ishte i detyruar të largohet nga Manchester Unitedi, pasi trajneri Jose Mourinho nuk ishte i interesuar t’i jepte një shans për të treguar vlerat e tij, ndërsa Louis Van Gaal kishte humbur besimin tek ai.

Depay ka zbuluar se çfarë e shtyu atë të largohej nga klubit anglez pas një kohe relativisht të shkurtër dhe pa lënë gjurmë të Djajtë e Kuq.

“Kam menduar shumë pse shkoi keq. Sezonin e parë më duhej të adaptohesha dhe nuk shkoi mirë në krahasim me kohën time në PSV”, ka thënë fillimisht Depay për El Periodico.

Lexo po ashtu Depay flet për ambientimin te Barcelona, ambiciet me klubin, raportin me bashkëlojtarët, trajnerin dhe Messin

“Kam humbur pak besimin dhe humba edhe besimin e trajnerit Louis Van Gaal dhe stafit të tij”.

“Ishte e vështirë për mua. Sezonin tjetër ndjeva se kisha më shumë përvojë, por ata ndryshuan trajnerin”.

“Jose Mourinho erdhi dhe unë luftova për t’u futur në ekip, por mendoj se ideja për të më dhënë një shans nuk ishte kurrë në kokën e tij. Ai kurrë nuk më dha një mundësi. Asnjëherë”.

“Unë shkova në zyrën e tij por nuk ndryshoi asgjë. Ishte një periudhë shumë e vështirë, ndjeva se po stërvitem mirë dhe vetë lojtarët nuk e kuptuan atë”.

“Pogba dhe Ibrahimovic më thanë: ‘Pse nuk luan kurrë?’ Për mua ky ishte konfirmimi se nuk kisha asnjë shans. Dhe kuptova që nuk doja të isha në një klub të madh pa luajtur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/