Site icon Telegrafi

Depay refuzon një ofertë nga La Liga, synon të luajë në Angli

Memphis Depay vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi holandez ka vetëm një vit që është bashkuar me Barcelonën, por pritet të largohet pasi hapësirat për të këtë edicion.

Real Sociedad është skuadra e fundit që është bashkuar garës për Depayn, por holandezi ka hedhur poshtë këtë mundësi.

Mundo Deportivo ka shkruar se reprezentuesi i Holandës ka refuzuar transferimin te Sociedad, pasi dëshiron të transferohet në Ligën Premier.

Newcastle United dhe Manchester United janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për sulmuesin anglez dhe synojnë të dërgojnë një ofertë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Barcelona është gati ta lejoj largimin e Depay, por për kërkon rreth 15 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version