Site icon Telegrafi

Departamenti kanadez i Mbrojtjes thotë se armët që i janë dhuruar Ukrainës mund të përdoren në territorin rus

Departamenti i Mbrojtjes Nacionale të Kanadasë, ka njoftuar se Ukraina është e lirë të përdor armët e dhuruara kanadeze në territorin rus.

“Ukrainasit e dinë mënyrën më të mirë për të mbrojtur vendin e tyre, dhe jemi të përkushtuar të mbështesim aftësitë e tyre”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Andree-Anne Poulin, transmeton Telegrafi.

Ky vendim vjen pas publikimit të një video  të fundit ku shihen autoblindat kanadeze që i janë dhuruar Ukrainës, duke kaluar në territorin rus.

“Kanadaja nuk bënë kufizime gjeografike, kur bëhet fjalë për përdorimin e pajisjeve ushtarake që i janë dhuruar Ukrainës”, shtoi Poulin.

Kanadaja i ka dhuruar Ukrainës 4.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ku përfshihen tanke, dronë, artileri kundërajrore, municion, raketa dhe autoblinda. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version