Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev.
Matthew Miller, zëdhënës i Departametit amerikan të Shtetit, gjatë një konference me gazetarë ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
“Kemi mësuar se vdekja e tij ishte natyrale”, shtoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe më të dashurve të punonjësit të ambasadës.
Ukrainska Pravda raporton se trupi i tij është gjetur në hotelin Hilton gjatë 25 qershorit. /Telegrafi/