Telegrafi

Deontay Wilder zbulon se po rikuperohet nga lëndimi i pësuar në humbjen ndaj Tyson Furyt

Deontay Wilder ka zbuluar se ai ka pësuar një lëndim në biceps gjatë luftës së fundit me Tyson Furyn.

Amerikani ishte rrëzuar dy herë brenda ripërballjes nga Gyps King, duke e dorëzuar meçin në raundin e shtatë me hedhje peshqiri nga ana e stafit të tij.

Bronze Bomber më pas e kishte fajësuar kostumin e rëndë për humbjen ndaj Furyt, pasi në atë natë e humbi edhe titullin WBC në peshat e rënda.

“Rikuperimi po shkon shumë mirë. Jam me terapi, pasi përfundova i lënduar nga lufta ime e fundit”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Fury premton se do ta ndëshkojë më shumë Wilderin në meçin e trilogjisë

“Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe në të kaluarën, por gjithçka po shkon për mrekulli. Jam i fokusuar vetëm në rikuperimin dhe të kthehem sa më shpejtë i shëndetshëm”, ka shtuar më tej Wilder.

Amerikani tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga Fury për të zhvilluar trilogjinë që planifikohej të mbahej në muajin korrik, mirëpo coronavirusi e ka shtyrë atë deri në tetor. /Telegrafi/