Site icon Telegrafi

Deontay Wilder u dërgua menjëherë në spital, pas humbjes së trilogjisë ndaj Tyson Furyt

Deontay Wilder është dërguar në spital si masë paraprake pas humbjes brutale kundër Tyson Furyt në Las Vegas.

Boksieri amerikan shfaqi një luftë të madhe në peshat e rënda në T-Mobile Arena të shtunën në mbrëmje, megjithëse ajo përfundoi kur britaniku e rrëzoi atë në raundin e 11-të.

Lexo po ashtu Kishte dyshime para se të fillonte meçi – Wilder kërkoi që dorëzat e Furyt të shqyheshin

Të dy u rrëzuan në ring, me Wilderin që ra në të tretin para se t’i bënte të njëjtën gjë Furyt në raundin e katërt dhe atë dy herë.

Megjithatë, ashtu siç dukej se qasja e shpejtë po fillonte të ndryshonte, Fury rimori kontrollin nga e pesta e tutje – dhe ai kurrë nuk shikoi prapa.

Lexo po ashtu E fejuara e Wilder shpërthen në lot, pasi e pa të shtrirë pas një nokauti brutal amerikanin

Një Wilder që tentoi t’u rezistonte grushteve të Gypsy King u shpartallua në raundin e 11-të, duke mos arritur ta rikthente edhe një herë titullin WBC.

Pas shfaqjes, amerikani u dërguar në një spital lokal dhe gjendja e tij nuk dukej edhe aq e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version