Deontay Wilder është në bisedime me Charles Martin, në rast se trilogjia me Tyson Furyn.
Amerikani e humbi rripin e kampionit në WBC nga Gypsy King, derisa kontrata mes tyre parashikonte që të zhvillohej edhe një duel i tretë.
Sidoqoftë, boksieri britanik nuk është i interesuar që të zhvillojë trilogjinë dhe po kërkon që të përballet me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda.
Wilder po vazhdon me fyerje në drejtim të Furyt, duke i thënë se ai ka fituar me mashtrime dhe u ndihmua nga trajneri i tij personal, që më vonë e shkarkoi.
Kështu, Bronze Bomber po mendon që të mos qëndrojë në kolltuk dhe të aranzhojë një duel me ish-kampionin e IBF, Martin.
Charles Martin e kishte humbur pikërisht titullin e tij ndaj Joshuas, në meçin që zgjati vetëm dy raunde.
Ai e kishte mbajtur titullin vetëm dy muaj, pasi e kishte fituar nga Vyacheslav Glazkov, gjersa tani tenton që sërish të rikthehet në majat e boksit në duelin e Wilderin. /Telegrafi/