Deontay Wilder thuhet se kërkon dhjetë milionë dollarë dhe t’i garantohet se do të përballet me fituesin e duelit Tyson Fury – Anthony Joshua, në mënyrë që të largohet nga trilogjia për titullin WBC.
Amerikani ka pësuar humbjen e parë si profesionit dhe ajo erdhi nga grushtet e Gypsy King në muajin shkurt të këtij viti, duke i marrë titullin në peshat e rënda.
Derisa Eddie Hearn, që promovon Joshuan dhe Frank Warren që është me Furyn, po diskutojnë rreth një marrëveshje të një meçi t madh, në lojë është futur Wilder.
‘Bronze Bomber’ është i gatshëm që të largohet nga trilogjia me Furyn, e që e njëjta gjë i është kërkuar edhe Kubra Pulevit, që sfidon AJ-n.
Një burim i The Athletic, ka bërë të ditur se amerikani kërkon dhjetë milionë euro dhe një garanci që do të përballet me fituesin e meçit të madh për titullin e kampionit të unifikuar.
Në rast se arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë Joshua dhe Fury do të përballeshin në muajin tetor, derisa në fillim të vitit 2021, fituesi do të zhvillonte një meç me Wilderin, e që aty do të përfundonte dilema se cili është boksieri më i mirë aktualisht në botë në të gjitha kategoritë si, WBC, WBO, WBA, IBFO dhe IBFO. /Telegrafi/