Telegrafi

Dënohet treshja e referëve Bashkimi – Prishtina

Gjyqtarët e ndeshjes së dytë të serisë finale të Play-Offit, Bashkimi – Sigal Prishtina, janë dënuar me nga një ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit.

Dardan Maxhuni, Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumini – janë dënuar me nga një ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit, sipas Nenit 54.9 të Propozicioneve të Garave.

Njoftimin e ka bërë të ditur sot FBK përmes Informatorit të radhës, botuar për ndeshjen e dytë të serisë.

Përndryshe, nga dënimet tjera të ndeshjes, që në disa momente pati edhe tensione, janë gjobitur edhe disa lojtarë

Urim Zenelaj me 100 euro, Granit Rugova me 50 euro dhe trajneri Andin Rashica me 300 euro – të gjithë këta për gabime teknike. /borozani/