Telegrafi

Dënohet me një vit burg ish-kandidati për deputet në Shqipëri

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka dënuar me 1 vit burg ish-kandidatin për deputet të Partisë Socialiste për Integrim Etjon Joka.

Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

GJKOO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku u kërkua 1 vit burg për ish kandidatin e LSI-së.

Joka, dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt dhënies së votes.

Gjithashtu 1 vit burg, SPAK kërkoi edhe për Elis Babon, personi që mori paratë e kreu videon. /Telegrafi/