Site icon Telegrafi

Dënohet Islanda, pasi përfaqësuesit e tyre në Eurovision shfaqën simbolet palestineze

Hatari (Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Twitter)

Unioni i Transmetimit Evropian (EBU) e ka dënuar me gjobë televizionin shtetëror islandez, për shkak se grupi “Hatari” që e përfaqësoi Islandën e ngriti flamurin palestinez gjatë spektaklit.

Në finalen e “Eurovision 2019” e mbajtur në Tel Aviv të Izraelit vëmendje të madhe nga të gjithë mori edhe paraqitja e Islandës, e cila u përfaqësua nga grupi “Hatari” me këngën “Hatrið mun sigra”.

Lexo po ashtu Përfaqësuesit e Islandës dolën në mbështetje të palestinezëve në Tel Aviv

Në momentin kur këtij grupi po i kumtoheshin pikët e marra nga votat e publikut në fund të mbrëmjes, ata ngritën flamurin dhe simbole të ndryshme në mbështetje të Palestinës.

https://twitter.com/sogultuna/status/1129883700051795968

Veprimi i tyre ishte për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.

Sipas Euronews, EBU konsideron se veprimi i grupit islandez shkel rregullat që ndalojnë shfaqjen e mesazheve politike.

Nuk është bërë e ditur shumë e saktë me të cilën është gjobitur Islanda, ndërsa portali Escxtra raporton se është dënuar me 5.000 euro që është edhe gjoba minimale që shqipton ky union. /Telegrafi/

Exit mobile version