Site icon Telegrafi

Dënohen gjyqtarët e ndeshjes Ylli-Prishtina

Pas ndeshjes Ylli-Prishtina, të cilën e fituan këta të fundit ngushtë, 84-86, ku edhe u përfol për referim jo të mirë, Komisioni i Garave ka dënuar referët e ndeshjes si dhe vëzhguesin e saj.

Kështu, në Informatorin e xhiros XXVI të Superligës janë shqiptuar dënimet për të tre referët e kësaj ndeshjeje: Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni dhe Elldin Uglari – të gjithë me nga dy ndeshje mosdelegim, sipas Nenit 54.9 të Propozicionit të Garave për stinorin 2017/18 të Superligës.

E Neni 54.9 thotë: “Ndarja jo e mirë e drejtësisë sipas raportit të Kontrollorit të ndeshjes, apo shikimit të video xhirimit të ndeshjes.”

Njejtë, sikurse referët është dënuar edhe vëzhguesi i kësaj ndeshjeje, Hajredin Zeka, sipas Nenit 54.2 që thotë: “Paraqitje jo objektive e fakteve në raport dhe fshehja e fakteve.”

Ylli dhe Prishtina me shumë gjasë do takohen sërish në plahyoff.

Ishte kjo humbje që ua vulosi therandasve pozitën e katërt, ku nëse Rahoveci mposht këtë fundjavë Trepçën, atëherë Ylli nga pozita e katërt në rrethin e parë të playoffit luan ndaj Prishtinës. /Borozani/

Exit mobile version