Nuk është vend që mund të parkohen veturat, andaj pason dënimi.
Derisa në anën tjetër të rrugës janë shiritat e verdhë, brenda së cilave mund të parkohen veturat, përballë tyre dikush e ka lënë një karrocë dore, transmeton Telegrafi.
Mjeti shumë funksional që shërben për transport, është vështirë të definohet se në cilin sektor bën pjesë, por definitivisht nuk është veturë.
Karroca i ka penguar policit, i cili i ka ngjitur tiketën e dënimit.
Por, nuk dihet se çfarë shkruan në tiketën e ngjitur në karrocën e “parkuar pa leje” në një rrugë të Londrës.